• Wednesday, 16 October 2024

NPRRSH, ia ka ndërprerë obligimin e koordinatorit të kontrollit të pikëpagesave Mitrevskit dhe do të hetojë nëse e ka keqpërdorur pozitën zyrtare

NPRRSH,  ia ka ndërprerë obligimin e koordinatorit të kontrollit të pikëpagesave Mitrevskit dhe do të hetojë nëse e ka keqpërdorur pozitën zyrtare

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore njofton se i ka ndërprerë detyrat e përkohshme koordinatorit të kontrollit Milanço Mitrevskit dhe do t'i shqyrtojë pretendimet publike se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

"Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore njofton se me datë 28.07.2024 është emëruar personi Milanço Mitrevski me detyrë të përkohshme tre mujore si koordinator kontrolli në Departamentin për pagesë dhe kontroll të pikëpagesave. Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore do të ndërpresë obligimin e përkohshëm të koordinatorit për kontroll dhe do t'i shqyrtojë pretendimet e bëra publikisht, sepse ligji duhet të vlejë për të gjithë pa marrë parasysh pozitën apo funksionin e tyre", thonë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

Opozita para pak kohësh akuzoi se Milanço Mitrevski në pozitën si shef i kontrollorëve të Shërbimit të pikëpagesës në Petrovec është emëruar në këtë pozitë, edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet për këtë, pasi më parë është kapur duke keqpërdorur pozitën zyrtare, si dhe se regjistrimet e tarifave që iu dorëzuan sinjalizuesve tregonin se ai nuk paguante pikëpagesa. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s