• Saturday, 19 October 2024

Një zyrtar ukrainas bëri thirrje për evakuimin e qytetit Pokrovsk

Një zyrtar ukrainas bëri thirrje për evakuimin e qytetit Pokrovsk

Kiev, 19 tetor 2024 (MIA) - Një zyrtar i lartë në qytetin ukrainas Pokrovsk në rajonin lindor Doneck, i cili është kthyer në një objektiv kryesor në avancimin e forcave ruse drejt perëndimit, sot u bëri thirrje banorëve që të evakuohen për shkak të pamundësisë për të ofruar shërbimet e nevojshme publike, publikuan mediat lokale.

"Është tashmë e qartë se nuk do të ketë ngrohje në qytet", deklaroi Serhi Dobrak, kreu i administratës ushtarake të Pokrovsk.

“U bëj apel banorëve të qytetit: nëse i shihni duke vendosur gardhe antitank përreth, mos vononi, paketoni valixhet dhe largohuni. Do të bëhet e rrezikshme”, deklaroi ai. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s