• Thursday, 30 January 2025

Një person vdiq nga Kovid-19 në Kumanovë, një rast i ri pozitiv në Strugë

Një person vdiq nga Kovid-19 në Kumanovë, një rast i ri pozitiv në Strugë

Shkup, 28 janar 2025 (MIA) - Nga data 20 deri më 26 janar, është raportuar një person i vdekur me Kovid-19. Bëhet fjalë për një pacient të moshës mbi 60-të vjeç, i cili ka pasur komplikime, ndërsa ka vdekur në kushte spitalore. Nga Instituti për Shëndet Publik informojnë se personi është vaksinuar kundër Kovid-19 me dy doza vaksinë - doza e fundit para më shumë se tre viteve.

Është regjistruar edhe një rast i ri me Kovid-19. Bëhet fjalë për një person nga Struga. Javën e kaluar janë evidentuar tre persona të shëruar.

Gjatë vitit, duke përfshirë edhe 26 janarin, janë regjistruar gjithsej 14 persona të sëmurë. Numri i personave të sëmurë në janar është për 2,3 herë më i madh në krahasim me dhjetorin.

"Rekomandohet ndjekja e masave bazë për parandalim të Kovid 19 dhe sëmundjet tjera ngjitëse respiratore. Vaksinimi mbetet masë parandaluese specifike, duke siguruar mbrojtje nga format e rënda të sëmundjes, edhe pse ky efekt mbrojtës me kalimin e kohës zvogëlohet. Vazhdon rekomandimi për vaksinimin e personave me rrezik të lartë nga format e rënda të sëmundjes dhe rezultati i keq - siç janë personat më të moshuar", theksojnë nga ISHP. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s