• Sunday, 23 June 2024

Një person humbi jetën, ndërsa tre u plagosën në të shtënat në qytetin Von në Kanadanë juglindore

Një person humbi jetën, ndërsa tre u plagosën në të shtënat në qytetin Von në Kanadanë juglindore

Toronto, 22 qershor 2024 (MIA) - Një person humbi jetën, ndërsa tre u plagosën dhe u dërguan në spital pas të shtënave në një shtëpi private në qytetin Von në Kanadanë juglindore.

Policia në rajonin e Jorkut në provincën kanadeze Ontario njoftoi se incidenti ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit në një shtëpi në zonën midis Mejxhor Mekenzi Drajv dhe Veston Roud në lagjen Vudbrixh të Von, raporton shërbimi publik kanadez CTV.

Një person i lënduar është dërguar në spital me lëndime të rrezikshme për jetën, dy të tjerë janë lënduar rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një person është gjetur pa shenja jete, njofton policia. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s