Një i mitur ka përfunduar me lëndime pasi bashkë me një shok ka hyrë në një oborr në Studeniçan dhe ka zgjidhur qenin që i ka sulmuar
- Nga Poliklinika e Draçevës dje në orën 10:07 në SPB Shkup kanë raportuar se një i mitur nga fshati Studeniçan i Shkupit është sjellë me lëndime të rënda.
- Post By Sara Ademi
- 16:23, 6 January, 2025
Shkup, 6 janar 2025 (MIA) - Nga Poliklinika e Draçevës dje në orën 10:07 në SPB Shkup kanë raportuar se një i mitur nga fshati Studeniçan i Shkupit është sjellë me lëndime të rënda.
"Sipas kallëzimit, i mituri së bashku me shokun e tij të mitur kanë hyrë në oborrin e personit juridik në fshatin Studeniçan, në pronësi të K.S (29) me ç'rast shoku i tij e ka zgjidhur qenin i cili pastaj e ka sulmuar dhe e ka kafshuar të miturin duke i shkaktuar lëndime", informuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB theksojnë se ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s