Mickoski: Duhet të tërheqim investime me teknologji avancuese
- Kryeministri Hristian Mickoski pret që këtë vit të përfundojnë negociatat me një pjesë të madhe të investuesve të huaj me të cilët po negociohet dhe të konfirmohet apo tejkalohet numri prej një miliardë euro investime të huaja.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:09, 7 January, 2025
Shkup, 7 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski pret që këtë vit të përfundojnë negociatat me një pjesë të madhe të investuesve të huaj me të cilët po negociohet dhe të konfirmohet apo tejkalohet numri prej një miliardë euro investime të huaja.
"Pjesa më e madhe e atyre investimeve janë në teknologji avancuese dhe ndjej se duhet të tërheqim investime të cilat ndoshta nuk janë aq të lidhura me industrinë automobilistike kështu që një prej këtyre investimeve është teknologjia avancuese, mbi 350 milionë euro ëshstë investimi. Tjetrin tashmë e paralajmëruam dhe pres përfundimisht diku qershor-korrik ta vendosim gur-themelin. Ai është parku i erës prej gjysmë miliardë dollarë. Kështu që pres vit të suksesshëm dhe të frytshëm", deklaroi Mickoski pas liturgjisë solemne me rastin e Krishtlindjes, të mbajtur në Kishën kryesore në Shkup.
Sipas kryeminisstrit, edhe pse prodhimtaria industriale shënon rënie dhe ka krizë ekonomike në Gjermani, e cila është partnerja jonë më e madhe tregtrare, ato që do ta ndihmojë rritjen ekonomike janë investimet dhe dallimi i zvogëluar mes importit dhe eksportit. Mickoski pret të jemi në mesin e pesë ekonomive me rritje më të shpejtë ekonomike në Evropë. ab/
Foto: МIА arkivi