Një i dënuar sulmohet fizikisht në burgun e Idrizovës
- Një i dënuar nga Jelovjani i Tetovës nga burgu i Idrizovës, dje është sulmuar fizikisht nga dy të dënuar nga Shkupi, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:13, 5 January, 2025
Shkup, 5 janar 2025 (MIA) - Një i dënuar nga Jelovjani i Tetovës nga burgu i Idrizovës, dje është sulmuar fizikisht nga dy të dënuar nga Shkupi, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
I lënduari është transportuar në Qendrën Urgjente në Kompleksin klinik "Nënë Tereza" në Shkup, ku i është ofruar ndihmë mjekësore dhe sërish është kthyer në INP Idrizovë.
"Dje në orën 15:33 në Stacionin Policor Gazi Babë nga Institucioni Ndëshkues Përmirësues Idrizovë është raportuar se të njëjtën ditë rreth orës 06:30 në institucion i dënuari A.A. (27) nga fshati Jelovjan i Tetovës, sipas njoftimit, është sulmuar fizikisht nga dy të dënuarit e tjerë T.E. (32) dhe M.Sh. (50) të dy nga Shkupi", theksohet në buletinin ditor të MPB-së.
Nga MPB theksojnë se është kryer ekspertizë nga ekipi inspektues i SP të Gazi Babës dhe po punohet për zbardhjen e rastit.
Foto: Arkivi i MIA-s