• Saturday, 05 October 2024

Një delegacion i kryesuar nga kryeministri Mickoski udhëton për në SHBA në Samitin e NATO-s në Uashington

Një delegacion i kryesuar nga kryeministri Mickoski udhëton për në SHBA në Samitin e NATO-s në Uashington

Shkup, 6 korrik 2024 (MIA) - Një delegacion i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski sot po udhëton për në SHBA, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Uashington, në të cilin Aleanca feston 75 vjet nga themelimi i saj.

"Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në një video të publikuar në profilin e tij në Fejsbuk, tha se ngjarja është një mundësi e shkëlqyer për të "demonstruar unitetin e të gjithë aleatëve dhe përkushtimin e ndërsjellë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit transatlantik".

"Sot udhëtojmë për në SHBA, ku delegacioni i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Uashington. Me këtë rast, shpreh mirënjohjen time për partnerët tanë strategjikë për organizimin e këtij samiti historik, në të cilin Aleanca feston 75 vjetorin e ekzistencës. Ngjarja është një mundësi e shkëlqyer për të demonstruar unitetin e të gjithë aleatëve dhe angazhimin e ndërsjellë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit transatlantik. Ne vazhdojmë të jemi një aleat i besueshëm i NATO-s, me më shumë se 2% të investimeve të PBB-së në mbrojtje, si dhe me mbështetjen që i ofrojmë Ukrainës", tha Mucunski në një video-fjalim.

Liderët e NATO-s do të takohen në Uashington nga 9 deri më 11 korrik. ls/

Foto: printskrin