Nikolloski - Ortiz: Po krijojmë kushte për themelimin e linjave të reja ajrore ndërmjet Maqedonisë dhe Spanjës
- Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot pati takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Rafael Soriano Ortiz.

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot pati takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Rafael Soriano Ortiz.
Në takim, siç njoftuan nga Ministria e Transportit, është biseduar për kushtet dhe mundësitë e themelimit të linjave të reja ajrore ndërmjet dy vendeve, në ktë rast zëvendëskryeministri Nikolloski informoi për politikat dhe planet e qeverisë për zhvillimin e komunikacionit ajror në shtet.
Ai theksoi se linja e re Shkup-Barcelonë, e cila do të vendoset në maj të këtij viti, si pjesë e programit zhvillimor të qeverisë, do të rrisë bashkëpunimin mes dy vendeve, që do të thotë hapje e perspektivave të reja mes dy popujve.
Gjithashtu theksohet se dy aeroportet vendore kanë kapacitet dhe potencial të mjaftueshëm për t'i shërbyer të gjitha linjave ajrore të interesuara, dhe Maqedonia ka një ofertë të pasur turistike që mund të pranojë turistë të shumtë nga Spanja.
Në takim u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale politike dhe ekonomike në vend dhe rajon.
Të dy bashkëbiseduesit i konfirmuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit të tillë në aktivitete me interes të përbashkët, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Transportit.
Foto: Ministria e Transportit