• Tuesday, 01 April 2025
English
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ngritet akuzë për aksidentin e trafikut, ku humbi jetën Frosina Kulakova

Ngritet akuzë për aksidentin e trafikut, ku humbi jetën Frosina Kulakova

Shkup, 28 mars 2025 (MIA) - Pas procedurës hetimore të zhvilluar plotësisht, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur akuzë kundër një personi, i cili akuzohet për -  Vepër të rëndë penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 2 lidhur me nenin 297 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Në afat prej dy muajve nga ngjarja tragjike, prokurori kompetent publik ka mbledhur të gjitha provat dhe ekspertizat të cilat tregojnë se i akuzuari ka kryer këtë vepër më të rëndë kundër sigurisë në komunikacion, për cilën është parashikuar dënim maksimal deri 20 vjet burg.

Prokuroria njofton se në rastin konkret ekzistojnë rrethana që justifikojnë frikën nga rreziku për arratisje dhe frikën e bazuar se do të përsëris veprën penale.

Në mënyrë shtesë, duke marrë parasysh moshën e të akuzuarit, objektin e mbrojtjes, seriozitetin dhe peshën e veprës penale dhe pjesë të faktve të tjera, prokurori publik vlerësoi se ende ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit të të akuzuarit dhe deri tek Gjykata kërkoi vazhdimin e masës së paraburgimit. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s