Kallëzim penal për struganin që ndërtoi në zonë të mbrojtur duke uzurpuar një pjesë të liqenit të Ohrit
- SPB Ohër ka iniciuar kallëzim penal kundër A.M. (51) nga Struga për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “uzurpim të patundshmërive” dhe “ndërtim pa leje”.
- Post By Fami Bajrami
- 15:06, 31 March, 2025

Shkup, 31 mars 2025 (MIA) - SPB Ohër ka iniciuar kallëzim penal kundër A.M. (51) nga Struga për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “uzurpim të patundshmërive” dhe “ndërtim pa leje”.
Siç informon MPB-ja, gjatë viteve 2024 dhe 2025 në Strugë i pandehuri në cilësinë e investitorit në tokë shtetërore të shpallur si “Zonë e mbrojtur – Monument i natyrës së Liqenit të Ohrit” ka uzurpuar një pjesë të Liqenit të Ohrit për ta marrë në posedim, duke ndërtuar një mur prej materiali të fortë pa miratimin adekuat nga organet kompetente.
Foto: arkivi i MIA-s