MPB: Sektori për Krim Kompjuterik merr masa për hetime dhe përballje me "fishing" - sulme
- Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se Sektori i Krimit Kompjuterik ndërmori masa aktive lidhur me hetimet dhe përballjen me sulmet ‘"fishing" (phishing), të cilat kanë për qëllim që t’i mashtrojnë qytetarët dhe t’ua marrin të dhënat e tyre personale ose financiare.
- Post By Fami Bajrami
- 16:29, 10 April, 2025

Shkup, 10 prill 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se Sektori i Krimit Kompjuterik ndërmori masa aktive lidhur me hetimet dhe përballjen me sulmet ‘"fishing" (phishing), të cilat kanë për qëllim që t’i mashtrojnë qytetarët dhe t’ua marrin të dhënat e tyre personale ose financiare.
"Sulmet - Fishing më së shpeshti zbatohen përmes mesazheve të rreme elektronike, ueb-faqeve ose mesazheve në rrjetet sociale, të cilat duken se vijnë nga burimet e besueshme, siç janë bankat, institucionet shtetërore ose kompanitë e njohura. Njëherësh, Ju informojmë se është vërejtur dukuria e dorëzimit të faturave të rreme për pagesën e mjeteve në të holla në adresat elektronike të të punësuarve në personat juridik të cilët janë të autorizuar për të njëjtën, në emër të udhëheqësve të personave juridik, por nga adresat e rreme elektronike", thuhet në kumtesën e MPB-së.
MPB u bën apel qytetarëve që të mos hapen linqet ose shtojcat nga е-mesazhet e dyshimta, të verifikohet adresa e dërguesit – institucioneve zyrtare dhe kompanive që përdorin domenet zyrtare, të mos futen të dhënat personale (emra përdoruesish, fjalëkalime, numra të kartelave pagesore) në ueb-faqet e dyshimta, të përdoret autentifikimi dyfaktorësh (2FA) për mbrojtjen plotësuese të llogarive dhe denonconi mesazhet e dyshimta te institucionet kompetente ose në bankë. rq/
Foto: "Fejsbuk" - faqja e Ministrisë së Punëve të Brendshme