Ndotje gjithnjë e më e madhe e ajrit, ndërsa gjithnjë e më pak inspektorë të mjedisit jetësor
- Në kushte të ndotjes së lartë të ajrit, veçanërisht në periudhën e dimrit, kur Shkupi shpesh ngjitet lartë në listën e qyteteve më të ndotura në botë, por ndotja është karakteristikë edhe e qyteteve të tjera në vend, nevojitet mbikëqyrje më intensive inspektuese si nga inspektorët shtetërorë të mjedisit jetësor, ashtu edhe nga inspektorët komunalë. Megjithatë, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor (ISHMJ) për momentin punon me numër minimal të inspektorëve, ndërsa një pjesë e tyre do të dalin në pension.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:31, 2 March, 2025

Shkup, 2 mars 2025 (MIA) – Në kushte të ndotjes së lartë të ajrit, veçanërisht në periudhën e dimrit, kur Shkupi shpesh ngjitet lartë në listën e qyteteve më të ndotura në botë, por ndotja është karakteristikë edhe e qyteteve të tjera në vend, nevojitet mbikëqyrje më intensive inspektuese si nga inspektorët shtetërorë të mjedisit jetësor, ashtu edhe nga inspektorët komunalë. Megjithatë, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor (ISHMJ) për momentin punon me numër minimal të inspektorëve, ndërsa një pjesë e tyre do të dalin në pension.
Përveç mungesës së inspektorëve shtetërorë të mjedisit jetësor, problem tjetër është se më shumë se 50 për qind e komunave nuk kanë emëruar inspektorë të autorizuar të mjedisit jetësorë, ndonëse në përputhje me Ligjin e Mbikëqyrjes Inspektuese në mjedisin jetësor ati kanë pasur detyrim ligjor për t'i emëruar deri në fund të vitit 2022. Për këto arsye, në Programin e Qeverisë, në pjesën e mjedisit jetësor është zhvendosur se sistemi i inspektimit të mjedisit mjedisor të jetë unik vetëm në nivel qendror.
Me ndryshimet e fundit ligjore në dhjetor të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti, shërbimet inspektuese kanë rënë në kuadër të ministrive. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor vazhdon të funksionojë si organ në përbërje të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, por pa buxhetin e vet, me çka, sipas opinionit profesional, vë në pikëpyetje objektivitetin dhe pavarësinë e tyre.
"Pas dy ndryshimeve të fundit në Ligjin ekzistues të Mbikëqyrjes Inspektuese në dhjetor 2024 dhe janar 2025, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor do të vazhdojë të funksionojë si organ në përbërje të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, por pa subjektivitet juridik dhe buxhet të linjës së parë. Shërbimet inspektuese me propozimin do të jenë pjesë e ministrive që miratojnë strategji dhe politika në fushën. Kjo, në opinionin profesional dhe opinionin në përgjithësi, hap pyetje për objektivitetin dhe pavarësinë e tyre në ushtrimin e mbikëqyrjeve inspektuese. Shërbimet inspektuese, ndër të tjera, kontrollojnë aktet të lëshuara administrative të ministrive", bëjnë të ditur nga Inspektoratit Shtetëror i Mjedisit Jetësor.
Është e pasigurt, shprehen prej atje, nëse këto reforma do të sjellin rezultate, duke qenë se ulet numri edhe ashtu minimal i inspektorëve. Në vitin 2026, edhe tre inspektorë shtetërorë të mjedisit jetësor do të dalin në pension dhe ende nuk ka asnjë njoftim për pranimin e të rinjve. Sipas tyre, me shfuqizimin e Këshillit të inspektorëve, është i paqartë statusi i disa prej reformave të mëparshme, siç është platforma E-Inspektor.
Nuk ka punësime dhe avancime të reja të aprovuara
Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) informojnë se me dy ndryshimet e fundit në Ligjin ekzistues të Mbikëqyrjen Inspektuese në dhjetor 2024 dhe janar 2025, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, si dhe 14 inspektoratet e tjera shtetërore vazhdojnë të funksionojnë si organe në përbërje të ministrive amë. Kjo do të thotë se MMJPH, në përputhje me procedurën, në mënyrë miqësore merr përsipër të punësuarit, sendet e tundshme dhe të patundshme, dokumentacionin, kërkesat dhe shlyerjet e detyrimeve, mjetet e punës, si dhe të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rezultojnë nga marrëveshjet e lidhura të shërbimeve inspektuese, që janë shfaqur deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Si rrjedhojë, ISHMJ-ja vazhdon të punojë pa cilësinë e personit juridik dhe buxhet të linjës së parë. Financat do të menaxhohen si nënprogram i veçantë në Buxhetin e Ministrisë.
Ata theksojnë se inspektorët e mjedisit jetësor vazhdojnë të kenë pavarësinë në udhëheqjen e procedurave inspektuese.
Nga Ministria e resorit shtojnë se Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor ka 27 të punësuar, nga të cilët 23 janë inspektorë, ndërsa dy prej tyre shkojnë në pension, si dhe katër nëpunës administrativë.
"Ajo që dua të theksoj është se inspektorët shtetërorë në këtë fushë, në përputhje me rregulloren, mbikëqyrin aktet administrative të lëshuara nga MMJPH, A-LIE (A - Leje e Integruar Ekologjike) dhe Elaboratet, respektivisht ushtrojnë mbikëqyrje të zbatimit të kushteve në të njëjatat. Sa i përket punësimeve, Ministria, duke marrë përsipër ISHMJ-në, merr përsipër edhe planet e tij të punësimit dhe avancimit që do të harmonizohen me planet e Ministrisë. Inspektorati Shtetëror për momentin nuk ka punësime dhe avancime të reja në detyrë të aprovuara nga Ministria e Financave", informojnë për MIA-n nga Ministria e resorit.
Nevojiten edhe 40 inspektorë shtetërorë
MMJPH pret përgjigje pozitive nga institucionet kompetente në lidhje me rritjen e numrit të inspektorëve, duke qenë se vlerësimet tregojnë se nevojiten afërsisht 40 inspektorë shtetërorë në të gjitha bazat në nivel vendi për të mbuluar nevojat në nivel shtetëror.
"Ende kemi komuna (më shumë se 50 për qind) në të cilat nuk ka inspektorë të autorizuar të mjedisit jetësor, megjithëse në përputhje me Ligjin të Mbikëqyrjes Inspektuese deri në fund të vitit 2022 e kishin këtë detyrim. Ekziston ideja për formimin e një organi të vetëm inspektues që do të sigurojë funksionimin më të mirë dhe më efikas të mbikëqyrjes inspektuese edhe atje ku ka kapacitete dhe burime të nevojshme të pamjaftueshme. Por ende nuk është rishikuar dhe zhvilluar nga ideja në praktikë", bëjnë të ditur nga MMJPH-ja.
Vitin e kaluar, sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor, janë realizuar disa inspektime të jashtëzakonshme në territorin e të gjithë vendit me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e menaxhimit të mbeturinave, me qëllim të luftimit të veprimeve të paligjshme gjatë trajtimit të tyre. Kontrollet janë realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë Doganore, Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe institucione të tjera përkatëse.
Në përputhje me Raportib vjetor të punës për vitin 2024, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor ka zbatuar 1 535 inspektime, nga të cilat 1 008 inspektime të rregullta, 247 inspektime të jashtëzakonshme dhe 280 mbikëqyrje kontrolluese inspektuese. Si rezultat i kontrolleve, janë përcaktuar 300 parregullsi/shkelje ligjore për të cilat janë përgatitur 300 aktvendime që urdhërojnë ose ndalojnë aktivitete të caktuara, respektivisht janë ngritur procedurat e sanksionimit.
Magdalena Ristomanov
Foto: Printskrin dhe Arkivi i MIA-s