• Monday, 03 March 2025

Shukova: Paga minimale 500 euro për të shpëtuar standardin e jetesës së punëtorëve

Shukova: Paga minimale 500 euro për të shpëtuar standardin e jetesës së punëtorëve

Shkup, 2 mars 2025 (MIA) - Mundësia e fundit që Qeveria të tregojë një minimum respekti për qytetarët është ndërhyrja urgjente për pagat. Nevojitet rritje e pagës minimale në 500 euro sepse kjo do të nxisë rritjen e të gjitha pagave. Nëse paga minimale nuk rritet në 500 euro, kjo do të thotë përkeqësim i mëtutjeshëm i jetës për mijëra familje, theksoi sot në një konferencë për shtyp nënkryetarja e LSDM-së Kaja Shukova.

Sipas Shukovës, Qeveria nuk po merr masa konkrete për përmirësimin e gjendjes ekonomike. 

 "Treguesit ekonomikë dhe faktet për jetën në Maqedoni flasin qartë - standardi i jetesës së qytetarëve është në rënie të vazhdueshme, ndërsa Qeveria nuk po merr masa konkrete për përmirësimin e gjendjes ekonomike. Jo vetëm që nuk po ndërmerr asnjë veprim, por as nuk po pranon asgjë që i ofron nga LSDM-së, që janë masa të dëshmuara për uljen e shpenzimeve  të jetesës. Faktet tregojnë se çmimet po rriten disa herë më shpejt se pagat dhe qytetarët mund të përballojnë çdo ditë e më pak", theksoi Shukova.

 Ajo shtoi se rryma është shtrenjtuar për 20 deri në 30 për qind, ngrohja për 5 për qind, ndërsa çmimet e produkteve bazë ushqimore janë rritur për 30 për qind.

"Treguesit ekonomikë janë thjesht brutalisht të saktë dhe nuk do të ketë rritje ekonomike, për fat të keq. Prodhimi industrial ka rënë për katër muaj radhazi, ndërsa eksporti është  ulur për 5,9 për qind. Pasi dështuan të gjitha shportat, të Vitit të Ri dhe jo të Vitit të Ri, duket qartë se Qeveria nuk ka asnjë strategji për të parandaluar rritjen e çmimeve. Pyetja është nëse dëshiron", thotë Shukova. 

Ajo thekson se LSDM kërkon dhe përkrah rritjen e pagës minimale në 500 euro sepse kjo do të nxisë rritjen e të gjitha pagave. 

 Foto: printskrin