Nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani për vizitë në Washington
- Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington, ku do të zhvillojë një agjendë intensive takimesh me përfaqësues të lartë të institucioneve amerikane, thekson BDI në komunikatë të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
Shkup, 1 shkurt 2026 (MIA) - Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington, ku do të zhvillojë një agjendë intensive takimesh me përfaqësues të lartë të institucioneve amerikane, thekson BDI në komunikatë të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
Gjatë qëndrimit të tij, Osmani do të mbajë një fjalim në Kapitol Hill në kuadër të Forumit Ndërparlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen, si dhe do të realizojë takime me Kongresmenë dhe Senatorë amerikanë, Profesorë universitarë dhe aktivistë me renome ndërkombëtare, njohës të Ballkanit, duke diskutuar çështje që lidhen me partneritetin strategjik, sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik.
Ai gjithashtu do të marrë pjesë në aktivitetet zyrtare te Lutjet e Mëngjesit Kombëtar (National Prayer Breakfast), një nga ngjarjet më të rëndësishme diplomatike në SHBA që mbledh liderë politikë nga e gjithë bota.
Kjo vizitë konfirmon rolin e rëndësishëm të BDI-së në ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të subjektit në avancimin e stabilitetit, sigurisë dhe perspektivës euroatlantike të vendit.
Bashkimi Demokratik për Integrim