Mickoski: Oferta për sindikatën është në tryezë një viti, por duhet të negociohet për pagat në MPK
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot përsëriti se është i gatshëm të takohet me sindikatën dhe nënshkrimin e marrëveshjes kolektive për nëpunësit shtetërorë, por se do të duhet të bien dakord që të hiqet pjesa për pagat nga Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, e cila, siç tha, është konfuze dhe do të duhet të negociohet.
Shkup, 1 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot përsëriti se është i gatshëm të takohet me sindikatën dhe nënshkrimin e marrëveshjes kolektive për nëpunësit shtetërorë, por se do të duhet të bien dakord që të hiqet pjesa për pagat nga Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, e cila, siç tha, është konfuze dhe do të duhet të negociohet.
"Jam gjithmonë i gatshëm për takim. Absolutisht mund të organizojmë një takim dhe nuk kishte nevojë për komente publike në lidhje me këtë temë kur e propozova shumë qartë këtë vitin e kaluar, vetëm atëherë ishte në katër këste sepse mbulonte edhe vitin 2025. Tani, meqenëse viti 2025 është pas nesh, kanë mbetur tre vjet, ose dy vjet e dy - tre muaj (prill 2026, 2027 dhe 2028). Ky është kushti - të vijnë, por ata gjithashtu duhet të bien dakord në ato negociata për Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive tashmë të skaduar, ta heqim pjesën për pagat, e cila gjithsesi është konfuze, dhe të përkushtohemi për finalizimin e kësaj marrëveshjeje dhe në kuadër të atyre dy viteve të biem dakord edhe për atë pjesë. Jemi të gatshëm të negociojmë", deklaroi sot Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Ai thotë se kjo ofertë ka qenë në tryezë tashmë një vit dhe se qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar, gjegjësisht, ka qenë i njëjtë atëherë dhe tani.
"Me këtë Qeveria i rregullon marrëdhëniet me kolegët e saj, gjegjësisht ku Qeveria është punëdhënësi sepse ende ka nëpunës administrativë. Me të gjithë të tjerët ne si Qeveri, kemi një marrëveshje", tha Mickoski pas shënimit të fillimit të ndërtimit të bulevardit "Maqedonia" pranë Hotelit Limak në Shkup.
Foto: MIA