• Saturday, 27 July 2024

Në VK Tabanoc pritet një orë për hyrje në vend

Në VK Tabanoc pritet një orë për hyrje në vend

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në shtet koha e pritjes është rreth një orë, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Siç kumtoi LAMM, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.  sa/