• Saturday, 05 October 2024

Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe dalje nga vendi pritet gjysmë ore

Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe dalje nga vendi pritet gjysmë ore

Shkup, 6 korrik 2024 (MIA) - Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane sot është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, kumtoi LAMM.

Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore të Maqedonisë është vendosur regjim veror i komunikacionit, me të cilin ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët me temperatura të larta ekstreme.

Terminet janë si më poshtë: të premten nga ora 17:00 deri në 22:00, të shtunën nga ora 09:00 deri në 18:00 dhe të dielën nga ora 09:00 deri në 22:00.
 

Në rrugën kryesore A2: Shkup - Ohër - Shkup, gjatë fundjavave është i ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda të ngarkuara me peshë totale mbi 7,5 tonë. Dhe atë të premten nga ora 15:00-22:00, të shtunën nga ora 07:00-12:00 dhe nga ora 18:00-24:00 dhe të dielën nga ora 07:00-22:00.

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 01.04.2024 është e hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë. ls/

Foto: Arkiv