Në shkurt, më së shumti turistë nga Turqia, Greqia, Serbia dhe Gjermania
- Në shkurt të këtij viti 48 654 turistë realizuan 94 652 akomodime, kumtoi Enti shtetëror i statistikave.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:09, 16 April, 2026
Shkup, 16 shkurt 2026 (MIA) - Në shkurt të këtij viti 48 654 turistë realizuan 94 652 akomodime, kumtoi Enti shtetëror i statistikave.
Nga numri i përgjithshëm i turistëve në shkurt, 32.6 për qind jan[ë vendorë, ndërsa 67.4 për qind të huaj.
Më së shumti turistë në shkurt ka pasur nga Turqia, 5 011, pas çka pasojnë Greqia, 3 523, Serbia, 3 278, Gjermania, 2 181, ...
Numri i akomodimeve në shkurt të këtij viti është 94 652, prej të cilëve 38.1 për qind janë turistë vendorë, ndërsa 61.9 për qind turistë të huaj.
Në periudhën janar - shkurt 2026, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i turistëve është rritur për 6 për qind, përkatësisht tek turitët vendorë ka rritje për 5.1 për qind, ndërsa tek turistët e huaj ka rritje për 6.5 për qind.
Tek numri i përgjithshëm i akomodimeve, në periudhën janar - shkurt të këtij viti, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, ka ulje pëpr 1.6 për qind, me ç'rast tek turistët vendorë ka ulje për 0.2 për qind, ndërsa tek të huajt për 2.6 për qind. ab/
foto: МIА arkivi