• Friday, 17 April 2026

Gjorgjievski: Ka filluar procesi i degazifikimit të Vardarishtes, një hap më afër mega-parkut më të madh

Gjorgjievski: Ka filluar procesi i degazifikimit të Vardarishtes, një hap më afër mega-parkut më të madh

Shkup, 16 prill 2026 (MIA) - Procesi i degazifikimit të Vardarishtes ka filluar, një hap më afër mega-parkut më të madh, njoftoi sot pasdite në faqen e tij në Fejsbuk, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.

"Fjala e dhënë qytetarëve është një detyrim që duhet përmbushur. Siç premtova, pasi përfundimit të studimit fizibiliti, sot filloi procesi i degazifikimit të deponisë së Vardarishtes. Janë hartuar 22 pika, përkatësisht puse për mbledhjen e gazrave të mbeturinave që janë grumbulluar në këtë vend me vite. Do të merren mostra nga të gjitha puset dhe do të testohen në laboratorë të çertifikuar, me qëllim që të përcaktohet saktësisht sasia dhe përbërja e gazrave", shkroi kryetari i Shkupit.

Paralelisht, siç shtoi ai, është duke u zhvilluar edhe procesi i pastrimit të plotë sipërfaqësor të deponisë.

"Vardarishtja do të bëhet një gjë e së kaluarës. Ajo që për dekada ishte simbol i neglizhencës dhe burim rreziqesh shëndetësore dhe askush nuk arriti ta zgjidhte, ne po e shndërrojmë në një mundësi dhe një fillim të ri. Një mega-park modern do të mbijë në një sipërfaqe prej rreth 300.000 metrash katrorë në këtë vend, një hapësirë ​​për jetë, rekreacion dhe ajër të pastër, mushkëritë e reja të Shkupit", thuhet në njoftim.

Paralajmërohet që të jetë zemra e re e qytetit, një vend ku familjet do të krijojnë kujtime, të rinjtë do të luajnë sporte dhe natyra do të rifitojë shkëlqimin e saj të humbur.

"Ndërtojmë një të ardhme në të cilën gjelbërimi nuk është luks, por standard, dhe një mjedis i shëndetshëm është prioritet. Pas përfundimit të të gjithë procesit, do të ndërtojmë edhe një urë që do të lidhë Gazi Babën dhe Aerodromin, duke ulur ndjeshëm trafikun dhe duke krijuar lidhje më të shpejtë dhe më funksionale të qytetit", shtohet në njoftim.

Gjorgjievski theksoi se Shkupi duhet përmes veprave.

"Dhe veprat janë shenja jonë e dallueshme, nënvizoi kryetari i Qytetit të Shkupit.

Foto: Faqja e FB e kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski