• Friday, 22 November 2024

Në seancën e 20-të parlamentare janë votuar disa propozim- ligje në lexim të parë

Në seancën e 20-të parlamentare janë votuar disa propozim- ligje në lexim të parë

Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) - Kuvendi pasditen e sotme të seancës së 20-të, pa debat të deputetëve e përfundoi diskutimin e përgjithshëm për disa propozim- ligje në lexim të parë për të cilin u votua konkluzion që të kalojnë në fazën tjetër të dytë.

Si konkluzione të pranueshme për të kaluar në lexim të dytë u votuan: Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizën; Propozim- ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kulturë; Propozim- ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për evidencën amë; Propozim- ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pastërtinë publike; Propozim- ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprimtari komunale...

Janë miratuar Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal në procedurë të shkurtuar, plotësim të Ligjit për koncesione dhe partneritet publiko-privat dhe Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për bashkëpunim ndërkomunal, ndërsa është miratuar edhe Vendimi për miratimin e planit financiar të Radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2025.

Në vazhdim të seancës së 20-të e cila do të caktohet në mënyrë plotësuese, duhet të shqyrtohet Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin e posaçëm për personat e dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepra penale për keqpërdorim seksual ndaj të miturve dhe pedofili.

Nga rendi i ditës së kësaj seance duhet të votohet edhe për Raportin vjetor për punën e Këshillit shtetëror për parandalimin e delikuencës së fëmijëve dhe gjendjen në sferën e të drejtave të fëmijëve dhe delikuencës së fëmijëve për vitin 2023.

Kryetarja e Këshillit, Milka Masnikosa para deputetëve tha se në bazë të 32 treguesve nga 87 institucione, vërehet një rritje e delikuencës së fëmijëve. Ajo u bëri thirrje kryetarëve të komunave në bashkësitë e tyre lokale që të formojnë këshilla komunal "si hallkë e të gjithë aktorëve për të parandaluar delikuencën e fëmijëve" që do të kontribuojë në uljen e numrit të sjelljeve devijuese të fëmijëve. 

Foto: printskrin