• Friday, 04 October 2024

Në Kuvend seanca të tre komisioneve

Në Kuvend seanca të tre komisioneve

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për financim dhe buxhet, Komisioni Juridiko-ligjvënës dhe Komisioni për Sistemin politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive.

Në rendin e ditës së Komisionit për financim dhe buxhet dhe Komisionit Juridiko-ligjvënës  janë dy pika - Propozimi për Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shpronësim, sipas procedurës së shkurtuar dhe Propozimi për Ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për Parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, me flamur evropian dhe me procedurë të shkurtuar.

Anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive do të diskutojnë për Raportin për realizimin e buxhetit gjyqësor për vitin 2023, Raportin vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, Raportin vjetor për punën e prokurorive publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, Raportin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë për vitin 2023. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s