Në Kuvend do të mbajnë mbledhje katër komisione
- Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë katër komisione - Komisioni për mbrojtje dhe siguri, Komisioni për sistemin politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Komisioni ligjvënës-juridik dhe Komisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për monitorimin e komunikimeve.
- Post By Fami Bajrami
- 08:46, 20 February, 2025

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) - Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë katër komisione - Komisioni për mbrojtje dhe siguri, Komisioni për sistemin politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Komisioni ligjvënës-juridik dhe Komisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për monitorimin e komunikimeve.
Anëtarët e Komisionit për mbrojtje dhe siguri do të debatojnë për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për depozitim dhe mbrojtje nga lëngjet dhe gazrat djegëse dhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje ndërkombëtare dhe të përkohshme, të dyja në lexim të dytë.
Para anëtarëve të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lexim të dytë.
Në rend të ditës të Komisionit ligjvënës-juridik janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zonat zhvillimore teknologjike industriale, Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për depozitim dhe mbrojtje nga lëngjet dhe gazrat djegëse, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje ndërkombëtare dhe të përkohshme dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjitha në lexim të dytë.
Anëtarët e Komisionit për mbikëqyrje ndaj zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve do të diskutojnë për Raportin vjetor për punën e Komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të masave monitoruese të komunikimeve në vitin 2024, Propozimin për Udhëzimin për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të monitorimit të komunikimeve nga Komisioni për mbikëqyrjen ndaj zbatimit të masave të monitorimit të komunikimeve, Propozimin konkludimin e mbikëqyrjes në Agjencinë operative-teknike AOT dhe Kontrollin administrativ të aplikimeve nga Thirrja publike për angazjimin e dy ekspertëve teknikë për mbështetje të përhershme të Komisionit. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s