Në ditën e sotme
- 1698. – Lindi Pietro Metastasio, poet i njohur italian. Ai u bë i famshëm për ‘melodramat’ e tij, në të cilat përfshihen “Ecio” dhe “La klemenca di Tito”. Të dyja këto vepra më vonë shërbyen si librete veprash muzikore.
- Post By Sara Ademi
- 07:33, 3 January, 2025
3 janar 2025 (MIA)
1698. – Lindi Pietro Metastasio, poet i njohur italian. Ai u bë i famshëm për ‘melodramat’ e tij, në të cilat përfshihen “Ecio” dhe “La klemenca di Tito”. Të dyja këto vepra më vonë shërbyen si librete veprash muzikore.
1777. – Gjatë luftës amerikane për pavarësi, në Betejën e Prinston-it, Xhorxh Washingtoni mundi britanikët nën komandën e Lordit Kornuollis.
1815. – Austria, Britania dhe Franca formuan union ushtarak kundër Prusisë dhe Rusisë.
1875. – Vdiq leksikografi francez Pier Larus. Në punimet e tij përfshihet dhe “Diksioneri më i madh universal i shekullit të XIX-të”.
1909. – Lindi Viktor Borge (emri i vërtetë Boerge Rosenbaum), artist dhe pianist koncertesh të famshme nga Danimarka. I njohur si danezi jomelankolik, ai bëri karrierë si komedian i koncerteve në salla.
1924. – Hauard Karter, egjiptolog britanik, i cili gjeti sarkofagun e Tutanka Mun-it në Kodrën e Mbretërve pranë Luksor-it.
1945. – në Shkup doli numri i parë i revistës për fëmijë në gjuhën maqedonase “Pioner”.
1946. – Uilliam Xhois, i njohur si “Lordi Ho-Ho” që transmetoi propagandën naziste në Britani gjatë Luftës së Dytë Botërore, ekzekutohet në litar në Londër me akuzën për tradhëti të lartë.
1961. – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Duajt Ajzenhauer, ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Kubën.
1990. – Mbas invazionit amerikan të Panamasë, presidenti i vendit Manuel Antonio Noriega kalon dhjetë ditë i rrethuar në ambasadën e Vatikanit në Panama. Më pas ai i dorëzohet autoriteteve amerikane.
1993. – Presidentët Boris Jelcin dhe Xhorxh Bush nënshkruajnë traktatin Start II, për eleminimin e 2/3 të arsenalëve bërthamorë rusë dhe amerikanë.
1994. – 124 persona në bordin e avionit rus Tupoler-154, që punonte për linjën Baikal Air, gjetën vdekjen gjatë përplasjes pranë qytetit Mamoni në Siberi.
1996. – Në Shkup filloi me punë zyra për lidhje e Organizatës Shëndetësore Botërore
1999. – Agjencia kozmike amerikane lëshoi misionin e dytë, pa njeri, në kërkim të shenjave të ujit në planetin Mars.
2002. – Vdiq në moshën 89 vjeçare poeti i madh nikaraguan Pablo Antonio Cuadra. Ai shkroi për bukuritë natyrore dhe tragjeditë njerëzore të vendit të tij.
2003. – Filloi mandati i ri i ekspertëve të Këshillit të Europës me afat gjashtë mujor në Çeçeni, vetëm disa ditë pas njoftimit të Moskës për përfundimin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).
2006. – Qeveria franceze e hoqi gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur në nëntor të vitit 2005, për shkak të trazirave në lagjen periferike të Parisit dhe në qytetet e tjera franceze në të cilat iu vu zjarri rreth 200 institucioneve shtetërore si dhe 10.000 automjeteve. Arsye për trazirat ishte vdekja e dy djemve me prejardhje afrikane, të cilët humbën jetën nga një goditje elektrike në një stacion elektrik ku u fshehën pasi mendonin se i ndiqte policia.