• Tuesday, 07 January 2025

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

 5 janar 2024 (MIA) 

1589. – Vdiq mbretëresha franceze Katarina Medeçi, e bija e Firenca Lorenco Mediçit të Dytë e cila pas vdekjes së burrit të saj Andri i Dytë, prej vitit 1560 ka sunduar me Francën me djemt Fransoa i Dytë, Sharli i Nëntë dhe Andri i Tretë. 

1855. – Lindi zbuluesi amerikan King Kemp Xhilet, zbulues i thikës për rroje, e njohur tek ne si “zhilet” sipas verzionit francez të mbiemrit të tij. 

1925. – Neli Tejlor Ros bëri betimin si guvernatore e shtetit Vuoming, duke u bërë kështu guvernatorja e parë grua në Shtetet e Bashakuara. Nellie Ross ishte e veja e guvernatorit William Ross, i cili kishte vdekur gjatë kohës në këtë post. Ajo u zgjodh për të zëvendësuar të shoqin për pjesën e pambaruar të mandatit si guvernator. Zonja Ross vazhdonte të mbante rroba zie kur bëri betimin. 

1961. – Qeveria ushtarake në Peru arrestoi qindra njerëz nën akuzë se janë komunistë. 

1971. – Qeveria soacialiste e Kilit vendosi marrëdhënie diplomatike me Kinën. 

1995. – Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka miratuar vendim për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Uzbekistanit dhe Republikës së Moldavisë. 

1997. – Rusia i tërhoqi njësitë e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes nga Çeçenia. 

2004. – Është njoftuar se në zgjedhjet e jashtëzakonshme presidenciale në Gjerogji bindshëm fitoi lideri i opozitës Mihail Sakashvili (36). 

2006. – Në sulmet e dy vetëvrasëve me bombë në qytetet irakiane Karabali dhe Ramadi, humbën jetën 130 persona, ndërsa u plagosën më shumë se 200 vetë. 

2007. – Vdiq Momofuka Andoa “mbreti japonez i brumërave të imëta”, zbuluesi i “instant brumërave të imëta” që janë ushqimi kryesor i astronautëve në kozmos.