Në ditën e sotme
- 1492. - Lundërtari Kristofor Kolumbo në ditarin e tij shkroi se ka gjetur "një bimë të shijshme nga e cila jetojnë njerëzit". Ky ishte dokumenti i parë i shkruar në të cilin përmendet misri.
5 nëntor 2024 (MIA)
1492. - Lundërtari Kristofor Kolumbo në ditarin e tij shkroi se ka gjetur "një bimë të shijshme nga e cila jetojnë njerëzit". Ky ishte dokumenti i parë i shkruar në të cilin përmendet misri.
1854. - Gjatë Luftës së Krimesë, ushtritë franceze dhe britanike mundën një forcë ruse prej 50.000 ushtarësh në betejën e Inkermanit. Në këtë betejë gjetën vdekjen 12.000 ushtarë rusë.
1895. - Lindi pianisti gjerman Valter Giseking. Ai u bë i njohur për interpretimet e tij të Ravelit dhe Debysise.
1908. - Doli në Stamboll numri i parë i gazetës "Besa". Botohej në gjuhën shqipe me alfabetin e Stambollit dhe në turqisht. Ajo trajtonte probleme politike dhe shoqërore.
1911. - Italia njoftoi aneksimin e Libisë, Tripolitanisë dhe Sirenaikës.
1912. - Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi organizuan në Bukuresht mbledhjen e kolonisë shqiptare. Aty u vendos të krijohej një komision, që do të shkonte në Europë për të mbrojtur para Fuqive të Mëdha të drejtën e kombit dhe të popullit shqiptar.
1914. - Franca i shpalli luftë Turqisë.
1928. - Aktivizohet vullkani Etna në Siçili, duke shkatërruar një zonë të madhe. Fshati Maskali digjet krejtësisht.
1940. - Frenklin D.Rusvelt zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të tretën herë.
1956. - Trupat franceze dhe britanike filluan zbarkimin në Said të Egjiptit.
1961. - Teatri i Operës dhe Baletit vuri në skenë operën shqiptare me temë patriotike "Lulja e kujtimit" me libret të Andon Marës dhe Aleko Skalit, sipas romanit me të njëjtin emër të Foqion Postolit dhe muzikë të Kristo Konos.
1978. - Kryeministri iranian Xhafer Sharif-Emami, dha dorëheqjen si rrjedhojë e trazirave dhe demonstratave kundër Shahut.
1982. - Vdiq Zhak Tati', aktor dhe regjisor i famshëm i filmit francez. Ai u bë i njohur me filmat e tij "Pushimet e zotit Hylo" dhe "Xhaxhai im".
1987. - Në Afrikën e Jugut lirohet nga burgu Govan Mbeki, ish- udhëheqës i Kongresit Kombëtar Afrikan. Ai qëndroi në burg për 23 vjet.
1989. - Vdiq Vladimir Horovic, një nga pianistët më të mëdhenj të shekullit. Ai ishte 85 vjeç në shfaqjen e fundit para publikut në pranverë të vitit 1987.
1995. - Ish-kryeministri italian Xhulio Andreoti akuzohet për bashkëpunim në vrasje.
1996. - Demokrati Bill Klinton rizgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai mundi republikanin Bob Doll.
1997. - Asambleja e Përgjithëshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të gjashtin vit rresht, kërkoi unanimisht dhënien fund të embargos ekonomike amerikane ndaj Kubës.
1999. - Kina njoftoi akuzat e para kriminale ndaj udhëheqësve të sektit shpirtëror Falun Gong.
2000. - Biblioteka Kombëtare organizoi takimin e shkrimtarëve ballkanikë për fëmijë dhe të rinj, tubimi i parë i këtij lloji në rajon. Morën pjesë shkrimtarë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria, Kosova dhe Turqia.
2003. - Komisioni Evropian e mori vendimin përfundimtar për hyrje në Bashkimin Evropian më 1 maj të vitit 2004, dhjetë anëtareve të reja - Estonia, Qiproja, Letonia, Lituania, Hungaria, Malta, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Çekia.
2006. - Vdiq ish-kryeministri turk Bulent Exhevit i njohur si nacionalist i majtë i orientuar karriera politike e të cilit zgjati gjysmë shekulli. Si kryemistër turk i Turqiaë Exhevit do të mbahet mend pas çfarë dërgoi trupa në Qipron e ndarë në vitin 1974, si dhe për atë që vendit të tij i siguroi status të kandidatit për pranimnë Bashkimin Evropian në vitin 1999.