• Wednesday, 06 November 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

6 nëntor 2023 (MIA)

355. – Perandori Constantine II mundi kushëririn Julianus – kajzerin e Britanisë.

1825. - Lindi Sharl Garnier, arkitekt francez i stilit "Artet e Bukura". Ai u bë i njohur për projektimin e teatrit të operas së Parisit, Kazinos së Monte Karlos dhe Observatorit të Nisës.

1860. - Abraham Linkolni zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1893. - Vdiq në Shën Peterburg, kompozitori rus Pjoter Iliç Çaikovski.

1911. - Mbasi udhëhoqi revolucionin kundër diktatorit Porfiro Diaz, Francisko Madero merr postin e presidentit të Meksikës.

1913. - Britanikët e arrestuan Mahatma Gandi "babain e Indisë".

1928. - Herbert Huver zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1935. – Edwin H. Armstrong proklamon zhvillimin e transmetimit FM.

1943. - Mbas më shumë se dy vjet sundimi nga gjermanët, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ruset rimarrin Kievin.

1952. – Në Eniwetok Atoll të Oqeanit Paqësor shpërthen bomba e parë hidrogjenike.

1970. - Italia dhe Kina vendosin marrëdhënie diplomatike.

1990. - Mes akuzash për vjedhje votash nga ana e ish- kryeministres Benazir Buto, Namaz Sherif bëhet kryeministër i ri i Pakistanit.

1999. – Votuesit australianë refuzuan referendumin për të mos e pasur mbretëreshën e Britanisë si kreun e shtetit të tyre.

2001. - Londra mbështet kryeministrin rumun për hyrjen e Rumanisë në NATO dhe BE.

2001. – Në Madrid të Spanjës shpërthimi i një autobombe lëndon 60 veta. Për këtë akt akuzohen separatistët baskë.

###