Mucunski dhe Tripunovski në Bruksel në takime me drejtoreshën e përgjithshme për bujqësië dhe zhvillim rural pranë EK Verner
- Bashkëpunimi dhe reformat në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit ruraë kanë qenë pjesë e temave, për të cilat kanë diskutuar sot në Bruksel ministri i Punëve të Jashtmne dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski me drejtoreshën e përgjithshme për bujqësi dhe zhvillim rural pranë Komisionit Evropian, Elizabet Verner.
- Post By Melahat Baftija
- 12:59, 24 March, 2026
Bruksel, 24 mars 2026 (MIA) - Bashkëpunimi dhe reformat në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit ruraë kanë qenë pjesë e temave, për të cilat kanë diskutuar sot në Bruksel ministri i Punëve të Jashtmne dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski me drejtoreshën e përgjithshme për bujqësi dhe zhvillim rural pranë Komisionit Evropian, Elizabet Verner.
Për takimet dhe temat, për të cilat është diskutuar gjatë ditës së dytë të vizitës në Bruksel informoi ministri Mucunski në Fejsbuk.

"Dita e dytë në Bruksel - takime pune me fokus në bujqësi dhe zhvillim rural. Sot, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, u takova me drejtoreshën e përgjithshme për bujqësi dhe zhvillim rural në Komisionin Evropian, Elisabet Verner", njoftoi Mucunski.
Shefi i diplomacisë theksoi se gjatë bisedimeve ata trajtuan bashkëpunimin dhe reformat në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, zbatimin e programit IPARD III, si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative të vendit.
Mucunski u takua dje me eurokoimisaren për Zgjerim Marta Kos, në të cilën diskutuan rrjedhën e procesit të anëtarësimit, axhendën e reformave të vendit, si dhe zbatimin e Planit të rritjes.

Mucunski dje ka mbajtur brifing me përfaqësues të vendeve anëtare të Grupit punues për zgjerim pranë Këshillit të Bashkimit Evropian (KOELA), ku e ka riafirmuar përkushtimin e Qeverisë ndaj rrugës evropiane, me fokus në dërgesën e rezultateve reformuese konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe harmonizimin e mëtejshëm me standardet e BE-së. Ai dje u takua edhe me nënkryetaren ekzekutive të Komisionit Evropian për të Drejta sociale dhe aftësi, vende pune cilësore dhe gatishmëri, Roksana Minzatu. mb/
FB i Mucunskit