• Saturday, 05 October 2024

Mot me diell dhe ngrohtë, temperatura deri 36 gradë

Mot me diell dhe ngrohtë, temperatura deri 36 gradë

Shkup, 6 korrik 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe ngrohtë mevranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 30 deri në 36 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerën 9.

Në Shkup do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, do të ketë një periudhë me mot kryesisht me diell dhe shumë të nxehtë, me rritje të temperaturës ditore, e cila kudo do të jetë mbi 30 gradë.

"Në fillim të javës së ardhshme në orët e pasdites do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. ls/

foto: Arkivi i MIA-s