• Saturday, 19 October 2024

Mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell

Mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell

Shkup, 18 tetor 2024 (MIA) - Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Në disa vende do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 13, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 16 deri 20 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet deri ë 8, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 20 gradë Celsius.

Në ditët e fundjavës do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe më i freskët me kushte për reshje të dobëta lokale të shiut. Pastaj vijon periudhë me mot stabil dhe i qetë me temperatura të ulëta në mëngjes. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s