Mjegull në rrugën Lisec - Kodra e Diellit
- Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në disa vende më të larta nëpër rrugë të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 40-50 metra ka në aksin rrugor f. Lisec - Kodra e Diellit.
- Post By Besnik Shuki
- 11:40, 22 November, 2024
Shkup, 22 nëntor 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në disa vende më të larta nëpër rrugë të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 40-50 metra ka në aksin rrugor f. Lisec - Kodra e Diellit.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Foto: MIA