• Thursday, 03 October 2024

Ministri Nikollovski në takim me drejtorin ekzekutiv të Uizer, Jozef Varadi

Ministri Nikollovski në takim me drejtorin ekzekutiv të Uizer, Jozef Varadi

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Bashkëpunimi i deritanishëm mes Uizer si shfrytëzues i mbështetjes financire për vendosje të linjave ajrore dhe Qeverisë, e cila e realizon këtë masë me qëllim nxitjen dhe avancimin e qarkullimit ajror në vend, ishin temë diskutimi në takimin e sotëm të punës mes zëvndëskryeministrit dhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski dhe drejtorit ekzekutiv të Vizer, Josef Varadi.

Në takim, siç informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ministri Nikolloski e ka hapur edhe çështjen për thirrjen e re publike për mbështetje financiare për destincione të reja deri në dhe nga Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe Shën Apostul Palit në Ohër për periudhën e viteve 2025-2027.

Ministri informoi në detaje për kushtet dhe kriteret e thirrjes publike, duke theksuar kontributin e linjës ajrore Uizer në zhvillimin e trafikut ajror të udhëtarëve në periudhën e kaluar.

Ai theksoi se thirrja publike është e hapur për të gjitha kompanitë ajrore që janë të interesuara të operojnë në tregun e Maqedonisë së Veriut në kushtet e parapara me thirrjen publike.

Thirrja publike zgjat deri më 7 tetor dhe në kuadër të programit trevjeçar është paraparë mbështetje financiare në vlerë prej 360 milionë denarëve. Krahas kushteve tjera, shuma e mbështetjes financiare pritet të jetë 9 euro për një udhëtar të ardhur të transportuar nga Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe 12 euro për një udhëtar të ardhur të transportuar nga Shën Apostul Pali në Ohër. mb/

Foto: Ministria e Transportit