• Friday, 08 November 2024

Koalicioni "Ndryshojmë" paralajmëron protestë nëse nuk paguhen kompensimet e asistentëve personalë

Koalicioni

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Përfaqësues të Koalicionit "Ndryshojmë" dhe nga VMRO-DPMNE sot në Kuvend kanë realizuar takim, në të cilin kanë biseduar për kompensimet e papaguara të asistentëve personalë për muajin e gjashtë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë. Nga Koalicioni "Ndryshojmë" për të shtunën, 12 tetor, para Qeverisë paralajmërojnë protestë nëse nuk zgjidhet kjo çështje.

"Sot jemi këtu me kërkesë të përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së dhe partnerët e tyre të koalicionit, lidhur me problemin e shkaktuar, gjegjësisht kompensimet e papaguara të asistentëve personalë për muajin e gjashtë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë. Kemi biseduar edhe kemi kërkuar që ata të jenë ndërmjetës në Ministrinë e Politilkës Sociale, demografisë dhe Të Rinjve, sepse ata janë kompetentë konfrm problemit të shkaktuar për mosgaesë të asistentëve. Kemi kërkuar që ne të marrim pjesë në ekipin negociues si organizatë joqeveritare dhe Kryqi i Kuq i Maqedonisë, ku së bashku do të përgatisim raport, i cili do t'i detektojë të gjitha dobësitë", deklaroi Suaret Alishan nga Koalicioni "Ndryshojmë" pas përfundimit të takimit.

Siç potencoi, tema e dytë e bisedës ishte njohja e problemit me Asociacionin kombëtar të personave të verbër.

"Tema e dytë e bisedës ishte zgjidhja e problemit me Asociacionin kombëtar të personave të verbër të Maqedonisë. Në Asociacionin kombëtar të personave të verbër të Maqedonisë po ndodhin një sërë lëshimesh me qëllime fitimprurëse apo me aktivitete kriminogjene. Deri më tani, shumë para janë zhdukur, burime të panevojshme janë angazhuar dhe prona janë zhdukur. Për këtë është në dijeni shteti, por edhe institucionet kompetente - Prokuroria Publike dhe Administrata e financimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Besoj se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi, sepse kaosi i sotëm është falë Asociacioninit kombëtar të personave të verbër", shtoi Alishani.

Ai theksoi se kanë biseduar edhe për pika tjera, por prioritet mbetet zgjidhja e problemit me mospagesën e asistentëve personalë. mb/

Foto: MIA