• Saturday, 23 November 2024

Ministri Murtezani për vizitë pune në Helsinki

Ministri Murtezani për vizitë pune në Helsinki

Shkup, 22 nëntor 2024 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Finlandës.

Në kuadër të vizitës ai do të ketë takime me Ministrin e Çështjeve Evropiane të Finlandës, Joakim Strand dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Elina Valtonen.

"Në takimet do të trajtohen tema në kontekstin e dosjes evropiane të Maqedonisë së Veriut, mbështetjen finlandeze për politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Finlandës, proceset reformuese në Maqedoninë e Veriut, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtutjeshëm, veçanërisht përmes instrumentit Twinning, kumtoi Ministria e Çështjeve Evropiane. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s