Ministri Murtezani në konferencën për integrim ekonomik rajonal në Mal tël Zi
- Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot qëndron për vizitë pune qëndron në Mal të Zi, ku do të marrë pjesë në Konferencën në nivel të lartë me temë “Përforcim. Integrim. Rritje”, përkushtuar integrimit rajonal ekonomik. Në këtë ngjarje, që mbahet në Beçiçi të Malit të Zi, marrin pjesë Ministrat për Çështje Evropiane dhe kryenegociatorë me BE-në nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.
Shkup, 28 janar 2025 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot qëndron për vizitë pune në Mal të Zi, ku do të marrë pjesë në Konferencën në nivel të lartë me temë “Përforcim. Integrim. Rritje”, përkushtuar integrimit rajonal ekonomik.
Siç njoftuan nga Ministri për Çështje Evropiane, në këtë ngjarje, që mbahet në Beçiqi të Malit të Zi, marrin pjesë Ministrat për Çështje Evropiane dhe kryenegociatorë me BE-në nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.
Në kuadër të konferencës, ministri Murtezani do të ketë fjalën e tij në seancën "Përfitimet nga procesit para-aderues: Nga SEPA në Korridoret e gjelbra dhe më gjerë", ku do të diskutohet zbatimi i Planit të rritjes të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, si dhe prioritetet kryesore që inkurajojnë lidhjet ekonomike rajonale dhe harmonizimin me standardet e Bashkimit Evropian.
Në margjinat e konferencës është paraparë takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq. Në këtë takim do të shkëmbejnë mendime rreth iniciativave aktuale për integrimin rajonal dhe rolin e RCC-së në mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. mb/
Foto: MIA