• Tuesday, 22 October 2024

Midëllton do të mungojë në fillimin e sezonit të ri në NBA

Midëllton do të mungojë në fillimin e sezonit të ri në NBA

Milluoki, 22 tetor 2024 (MIA) - Kris Midëllton ende nuk është i gatshëm për lojë. Një prej basketbollistëve më të mirë të Milluoki baks do të mungojë në fillimin e sezonit të ri në ligën NBA.

Sulmuesi 33-vjeçar vazhdon të rikuperohet nga operacioni në kyçin e këmbës. Midëllton fillimisht duhet t'i fillojë trajnimet ekipore.

Midëllton pati mesatare prej 24,7 pikëve, 9,2 kërcime dhe 4,7 asistime në humbjen në gjysmën e parë të plej-ofit 2023/24 dhe u bë lideri i vetëm i ekipit i cili i luajti të gjitha gjashtë ndeshjet. ab/

Foto: ЕPА