• Saturday, 19 October 2024

Suarezi negocion për kontratë të re me Inter Majamin

Suarezi negocion për kontratë të re me Inter Majamin

Majami, 19 tetor 2024 (MIA) – Sulmuesi i Inter Majamit, Luis Suarez ndihet mirë në klub dhe dëshiron të nënshkruajë kontratë të re. Kontrata aktuale e tij skadon në fund të vitit kalendarik 2024, por Suarezi dëshiron të qëndrojë edhe pas atij afati.

"E di që avokati im komunikon me klubin, por me qetësi do ta përfundoj sezonin. Është vendim i klubit, por sa për mua me dëshirë kisha qëndruar", ka thënë Suarezi, cituar nga “Atletik”.

Futbollisti 37-vjeçar nënshkroi me klubin nga Florida në janar 2024 pasi më parë luajti për Gremion.

Me Inter Majamin, ku bashkëlojtar ka mikun e tij të ngushtë Lionel Mesi, Suarezi ka shënuar 22 gola dhe 10 asiste në 33 ndeshje në të gjitha garat.

Foto: arkivi