• Thursday, 30 January 2025

Mickoski për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë: Nëse një gjë e tillë ndodh pa konsensus, si kryetar i Qeverisë nuk do të shqyrtojë një pikë të tillë

Mickoski për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë: Nëse një gjë e tillë ndodh pa konsensus, si kryetar i Qeverisë nuk do të shqyrtojë një pikë të tillë

Shkup, 28 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski për paralajmërimin e Kryetarit të komunës së Tetovës dhe kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilal Kasami për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë dhe pa konsensus, theksoi se kjo nuk mund të ndodhë dhe nëse ndodh, siç tha, si kryetar i Qeverisë, nuk do të shqyrtojë një pikë të tillë. 

"Së pari, nuk mund të ketë ndryshim të emrave pa konsensus. Kjo varet nga vendimi i qeverisë. Nëse merret një vendim i njëanshëm, unë si kryetar i Qeverisë nuk do ta shqyrtoj një pikë të tillë”, tha kryeministri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për shtyp në Qeveri.

Mickoski thekson se ka një marrëveshje koalicioni në të cilën, siç tha, qëndron se ato rrugë që tashmë kanë emra të mos ndryshohen.

"Së dyti, ka një marrëveshje koalicioni, me sa jam në dijeni, dhe marrëveshja e koalicionit është që të gjitha ato rrugë që janë pa numër ose me numër, të marrin emra. Dhe ato rrugë që tashmë kanë emra nuk duhet të ndryshohen. Kjo është marrëveshja e koalicionit. Kurse emrat që do të propozohen për ato rrugë që janë pa numër ose me numër, duhet të pranohen dhe të ketë një kompromis koalicioni", tha kryeministri Mickoski.

Komuna e Tetovës ka formuar grup pune për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, shesheve, parqeve dhe disa objekteve infrastrukturore. Në fazën e parë është krijuar regjistri i të gjitha rrugëve, pas së cilës duhet të bëhet shpallja publike për propozimet me emra, të cilat më pas të kalojnë në Këshill dhe në seancë të qeverisë.

Pas paralajmërimit për emërtimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë, Lidhja e Luftëtarëve i dërgoi një letër të hapur Kasamit, në të cilën i kërkonte që të mos riemërtojë rrugët që mbajnë emra nga e kaluara antifashiste e popullit maqedonas, por edhe të mos propozojë emra me të cilat cenohet reputacioni i vendit dhe po lëndohen ndjenjat e qytetarëve. Në letër kujtojnë Kasamin se ai duhet të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve që jetojnë në komunë dhe se në përputhje me dispozitat ligjore, Vendimi për caktimin e emrit të një rrugë, sheshi, ure dhe objekti tjetër infrastrukturor, i cili është marrë nga Këshilli, duhet të ketë shumicën e votave nga këshilltarët që u takojnë komuniteteve që nuk janë shumicë në komunë, kurse lista e emrave duhet të ketë edhe pëlqimin e Qeverisë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s