Mickoski për arratisjen e Grubit: Ajo që dikush ka ikur dhe është i pakapshëm për organet e rendit, vetëm e konfirmon se është fajtor
- – Artan Grubi dhe të gjithë ata për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer krime, duhet nga ana e Prokurorisë të dëshmohet se janë fajtorë, ndërsa nga ana e gjykatave të caktohet masë, në bazë të dëshmive. Me vetë atë që dikush ka ikur dhe nuk është i kapshëm për organet e rendit, ai vetëm konfirmon se është fajtor. Unë i kuptoj, nuk i arsyetoj porositë të cilat vijnë nga opozita, ndërsa ne mundemi vetëm me vepra t’i ndalim ato spekulime, porositi kryeministri Hristian Mickoski.
- Post By Fitore Curri
- 19:09, 19 December, 2024
Shkup, 19 dhjetor 2024 (MIA) – Artan Grubi dhe të gjithë ata për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer krime, duhet nga ana e Prokurorisë të dëshmohet se janë fajtorë, ndërsa nga ana e gjykatave të caktohet masë, në bazë të dëshmive. Me vetë atë që dikush ka ikur dhe nuk është i kapshëm për organet e rendit, ai vetëm konfirmon se është fajtor. Unë i kuptoj, nuk i arsyetoj porositë të cilat vijnë nga opozita, ndërsa ne mundemi vetëm me vepra t’i ndalim ato spekulime, porositi kryeministri Hristian Mickoski.
Ai në intervistën për RTM lidhur me arratisjen e Artan Grubit dhe akuzat nga LSDM, nga Brukseli theksoi se nga LSDM dhe partitë e tjera opozitare do të vazhdojnë me trillime, por është me rëndësi që në publik gradualisht po kthehet ndjenja e shpresës.
“Nuk pres që kryesia e LSDM-së dhe partive tjera opozitare të dalin publikisht dhe të thonë ‘ju lumtë aksioni i kryer me sukses’. Ata do të vazhdojnë me trillime dhe montazhe. Është e rëndësishme që ndjenja e shpresës po kthehet gradualisht dhe këtë e shohim në anketa. Nuk them se është e shkëlqyer, nuk them se kemi bërë mrekulli në gjashtë muaj, por fakt është se ndjenja po kthehet. Fakt është se numri i të anketuarve që thonë se Maqedonia po ecën në drejtimin e duhur është katër deri në pesë herë më i madh se sa ishte gjashtë muaj më parë. Do të punojmë edhe më mirë”, tha Mickoski.
Ai thotë se kemi luftë të shkëlqyer kundër krimit dhe korrupsionit dhe është mirë që qytetarët e njohin këtë dhe japin mbështetje.
“Artan Grubi dhe të gjithë ata për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer krim, duhet nga ana e Prokurorisë të dëshmohet se janë fajtorë, ndërsa nga ana e gjykatave të caktohet masa në bazë të dëshmive dhe aktakuzës, ndërsa i akuzuari të dëshmojë në procedurë gjyqësore se nuk është fajtor. Kështu duhet të funksionojë. Me vetë faktin që ka ikur dhe nuk është i kapshëm për organet e rendit, ai vetëm konfirmon se është fajtor”, shtoi Mickoski.
Siç theksoi, çdonjëri që ka kryer vepër penale pa dallim se a është politikan, a është civil, do të përgjigjet para organeve, dhe në atë mënyrë do të vazhdojnë të punojnë në të ardhmen. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s