Nikolloski: Lotaria ishte vend për pastrim parash, Artan Grubi nuk ka ku të ikë
- – Arratisja e Artan Grubit është përpjekje dëshpëruese dhe pranim i fajit për ngjarjet në Lotarinë Shtetërore, thotë zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski.
- Post By Fitore Curri
- 21:00, 19 December, 2024
Shkup, 19 dhjetor 2024 (MIA) – Arratisja e Artan Grubit është përpjekje dëshpëruese dhe pranim i fajit për ngjarjet në Lotarinë Shtetërore, thotë zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski.
Ai sonte në Ditarin e TV Sitel ku ishte mysafir theksoi se i pari e ka publikuar skandalin me Lotarinë dhe se çështje kohe është se kur Interpoli do t’ia ofrojë Grubin organeve të rendit.
“Artan Grubi bëri përpjekje të shumta për të ndryshuar ligjin e lojërave të fatit, duke menduar se në këtë mënyrë do të amnistonte krimin e tij dhe dështoi për shkak të rezistencës sonë. Lotaria ishte vend për pastrim parash, strofkë e krimit të LSDM-së dhe BDI-së. E bënë si vëllezër, frontmeni ishte ish-shefi i kabinetit dhe më pas drejtor i Lotarisë. Por jam i bindur që fletëarresti ndërkombëtar do të japë fryte dhe do të jetë vetëm çështje javësh kur t’i shohim në kufi pasi do t'i sjellë Interpoli dhe besoj se jo vetëm për këtë rast, por edhe për raste të tjera, ata do të përgjigjen”, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski.
Sipas tij, ishte e qartë pse BDI i kishte prolonguar kërkesat për zgjedhje të parakohshme për arsye që ta ndjekin punën në Lotari, duke shpresuar se nuk do të mbajnë përgjegjësi.
“Nuk ka marrëveshje politike me BDI-në. Është rrezik moral për LSDM-në të akuzojë BDI-në sepse deri ditën e fundit që mbetën me BDI-në i dhanë një kryeministër shqiptar vetëm për të qenë në qeveri. BDI-së ia dhanë gjysmën e vendit vetëm për të qenë në qeveri, votuan gjithçka në Kuvend dhe e amnistuan krimin e BDI-së. LSDM-ja do të ketë kredibilitet moral të kritikojë vetëm kur të reformohet dhe të kërkojë falje për atë që bëri”, theksoi Nikolloski. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s