• Wednesday, 16 October 2024

Mexhiti: Nuk kemi asgjë kundër asaj që ligji për përfaqësim të barabartë të shkojë në Komisionin e Venecias para se të miratohet

Mexhiti: Nuk kemi asgjë kundër asaj që ligji për përfaqësim të barabartë të shkojë në Komisionin e Venecias para se të miratohet

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti pajtohet se projektligji për përfaqësim të barabartë të dërgohet në Komisionin e venecias para se të miratohet, për, siç tha të evitohen zgjidhjet gjinore.

"Ligji, pse jo. Është mirë që draft ligji të kalojë që të jetë gjithçka qetë dhe në fund të mos jetë sikur ligjet aktuale, të cilat janë gjinore dhe për këtë janë problematike, sikur Ligji për gjuhët, me balancuesin. Nuk kemi asgjë kundër kësaj, ndërsa çka do të përmbajë nuk mund të them. Por, duhet t'ju them se do të ketë debat publik, ku do të përfshihen edhe akadmeikë nga të gjitha universitetet, profesionistë nga ajo sferë janë në funksion që të jetë zgjidhje më e mirë dhe një zgjidhje që nuk mundte nesër, pasnesër të kontestohet nga askush. Domethënë, duhet të kemi kujdes në kategorinë kushtetuese të përfaqësimit të barabartë, por, njëherit të mos vijmë deri në përplasje me Gjykatës Kushtetuese të na ndodh kjo situatë", thotë Mexhiti në pyetjen e gazetarëve.

I pyetur kur pret që të përgatitet draft versioni, atoi thotë se punohet në atë.

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva sot deklaroi se në Qeveri deri më tani nuk ka arritur propozim zgjidhje për përfaqësim të barabartë pasi që Gjykata Kushtetuese e pezulloi Balancuesin. Miteva thotë se çështja është e hapur dhe se do të diskutohet në kuadër të koalicionit dhe do të hapet debat i gjerë. Qëndimi i Qeverosë para e gjithash është që të miratohet zgjidhje ligjore, të dërgohet në Komisionin e Venecias.

"Për momentin nuk ka një vendim të tillë që i është përcjellë Qeverisë, as në seancë qeveritare dhe për të njëjtën menjëherë sa të krijohet mundësia, do të informohet opinioni. Në lidhje me Balancuesin, i cili është shfuqizuar, tashmë kemi shprehur mendimin se i njëjti e ka kryer vlerën e përdorimit të tij, ndaj synojmë të mbyllim çështjet që kanë rezultuar joproduktive në të kaluarën dhe të krijojmë zgjidhje të reja që do do të thotë përfaqësim vërtetë i drejtë", tha Miteva në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Pas heqjes së Balancuesit, nga koalicioni "Vlen" paralajmëruan se përgatisin propozim zgjidhje ligjore. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari të shtunën në një deklaratë për media tha se ligji po përgatitet dhe për këtë javë paralajmëroi debat publik. mb/

Foto: MIA