• Saturday, 15 February 2025

Mexhiti: Gjithsej 800 shqiptarë me kontrata në shëndetësi do të marrin vendime pune, pavarësisht kush i ka punësuar

Mexhiti: Gjithsej 800 shqiptarë me kontrata në shëndetësi do të marrin vendime pune, pavarësisht kush i ka punësuar

Shkup, 15 shkurt 2025

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se qeveria ka sjellë një vendim për transformimin e punëtorëve shëndetësorë që janë punësuar në të kaluarën, por kanë mbetur për vite të tëra me kontrata të përkohshme.

Sipas tij, nga 1500 punëtorë, 800 janë shqiptarë dhe vendimet do të ndahen në mënyrë të barabartë: 50% shqiptarë dhe 50% maqedonas.

“Në këtë periudhë do të sjellim vetëm një vendim të qeverisë për transformim të atyre që janë punësuar në shëndetësi në qeveritë e kaluara dhe kanë mbetur me kontrata pune, disa edhe për dhjetëra vjet. Janë 1500 punëtorë në shëndetësinë e Maqedonisë, të cilët i kanë mbajtur peng për t’i shfrytëzuar para zgjedhjeve, duke mos u dhënë vendime për t’i përdorur si votues,” deklaroi Mexhiti në emisionin Politica të TV Globi.

Ai theksoi se kjo qeveri nuk është përgjegjëse për punësimin e tyre, por është e vendosur të japë zgjidhje për problemin.

“Nuk i kemi punësuar ne, por ne dallojmë nga ata të tjerët. Ne kemi sjellë një vendim qeverie që ata të transformohen nga kontratat në vendime pune, pavarësisht nëse i ka punësuar BDI, LSDM apo kushdo tjetër. Me rëndësi është që ata i duhen shëndetësisë, nuk mund të luajmë me ata që kanë punuar 10 vjet me kontrata,” theksoi ai.

Ai nënvizoi se ky proces nuk do të kishte qenë i mundur po të zbatohej sistemi i balancuesit.

Lëvizja demokratike 

__________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.