• Saturday, 19 October 2024

Meloni në Bruksel e prezantoi marrëveshjen e emigracionit mes italisë dhe Shqipërisë

Meloni në Bruksel e prezantoi marrëveshjen e emigracionit mes italisë dhe Shqipërisë

Bruksel, 17 tetpr 2024 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni sot e ka prezantuar marrëveshjen që qeveria e saj e ka arritur me Shqipërinë për qendrat italiane të emigrantëve në territorin shqiptar.

Meloni e prezantoi marrëveshjen gjatë takimit joformal për emigracion me 10 vendet-anëtare në Bruksel para samitit të BE-së, njofton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

"Meloni, së bashku me kryeministren e Danimarkës, Mete Frederiksen dhe kryeministrin e Holandës, Dik Shof, këtë mëngjes kanë mbajtur takim joformal me disa nga vendet-anëtare, të cilat kanë interes më të madh për çështjen e emigraconit, e sidomos pështjen për vendime inovative", thuhet në komunikatën e zyrës së Melonit.

Në takim, krahas Italisë, Danimarkës, Holandës dhe Komisionit Evropian kanë marrë pjesë edhe liderët e Austrisë, Qipros, Greqisë, Çekisë, Maltës, Polonisë dhe Sllovakisë.

Konkretisht, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen i theksoi pikat kyçe për veprim të theksuara në letrën nga e hëna lidhur me emigracionin, duke përfshirë edhe çështjen për zgjidhje inovative.

Meloni e prezantoi marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë një ditë pas arritjes së emigrantëve të parë ilegalë në portin e Shëngjinit, duke e theksuar rolin në luftën kundër trafikantëve me njerëz. mb/

Foto: X