• Sunday, 20 October 2024

Odesa sulmohet me raketa nga Krimea

Odesa sulmohet me raketa nga Krimea

Odesa, 19 tetor 2024 (MIA) - Si pasojë e sulmit me raketë në Odesa mbrëmë, sipas të dhënave paraprake është shkaktuar dëme në një ndërtesë trekatëshe dhe mbi 10 shtëpi private, publikoi ushtruesi i detyrës së kryetarit të Odesës, Aleksandar Filatov në kanalin zyrtar të qytetit Telegram.

Sipas informacioneve fillestare, aktualisht nuk ka të vdekur apo të lënduar. Ekipet e shpëtimit nga shërbimet operative po punojnë në terren.

Autoritetet lokale po u bëjnë thirrje banorëve të Odesës dhe rajonit që të kthehen në strehimore derisa të ndalet alamar, i cili ende vazhdon. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s