• Sunday, 20 October 2024

Ukraina lëshoi ​​drone mbi Moskë dhe Rusinë perëndimore

Ukraina lëshoi ​​drone mbi Moskë dhe Rusinë perëndimore

Moskë, 20 tetor 2024 (MIA) – Ukraina mbrëmë ka lëshuar një sërë dronësh drejt Moskës dhe pjesës perëndimore të Rusisë. Asnjë person nuk u lëndua nga sulmet dhe nuk u shkaktuan dëme serioze materiale, kumtuan autoritetet lokale.

"Mbrojtja ajrore ruse shkatërroi të paktën një dron të drejtuar nga Moska, njoftoi kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Rusisë, Sergej Sobjanin, në rrjetin social Telegram.

Mbetjet nga një dron shkaktuan zjarre të vogla në rajonin Lipeck, në Rusinë perëndimore.

Në rajonet Brhansk dhe Orlov, në Rusinë perëndimore, mbrojtja kundërajrore shkatërroi disa dronë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s