• Sunday, 20 October 2024

Zëvendës lideri i Hezbollahut, Kasem largohet nga Libani dhe tani është në Teheran

Zëvendës lideri i Hezbollahut, Kasem largohet nga Libani dhe tani është në Teheran

Abu Dabi, 20 tetor 2024 (MIA) - Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Kasem ka ikur nga Libani me aeroplan të Iranit dhe tani jeton në Teheran, bën të ditur portali "Erem njuz" (Erem news) nga Emiratet.

Kasemi kinse është larguar nga Bejruti më 5 tetor me aeroplanin që ministri për Punë të Jashtme të Iranit Abas Aragçi po e përdorte për të vizituar Libanin dhe Sirinë. Ardhja e Kasemit në Iran është urdhëruar nga udhëheqësit më të lartë të Republikës Islamike nga frika se mund të eliminohet nga Izraeli.

Kasemi për herë të tretë i është drejtuar publikut pas vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hasan Nasrallah ku fjalimi i tij i tretë ishte xhiruar në Teheran.

Foto: EPA