Mbape nuk është përfshirë në përbërjen e Realit në ndeshjen kthyese me Benfikën
- Sulmuesi i Realit të Madridit, Kilian Mbape nuk është përfshirë në përbërjen e "mbretërve" për ndeshjen kthyese të plejofit të Ligës së Kampionëve kundër Benfikës.
- Post By Besnik Shuki
- 14:11, 25 February, 2026
Madrid, 25 shkurt 2026 (MIA) - Sulmuesi i Realit të Madridit, Kilian Mbape nuk është përfshirë në përbërjen e "mbretërve" për ndeshjen kthyese të plejofit të Ligës së Kampionëve kundër Benfikës.
Paraprakisht u publikua se francezi 27-vjeçar ka qenë i detyruar të largohet nga stërvitja e ekipit për shkak të dhimbjeve në gju, të cilin e lëndoi në dhjetor.
Mbape ka pasur probleme me gjurin për herë të tretë këtë dimër. Në rastin më të keq, ylli francez mund të mungojë në Kupën e Botës këtë vit.
Real Madridi dhe Benfika do të luajnë ndeshjen kthyese të plejofit në Ligën e kampionëve. Ndeshja në stadiumin Santiago Bernabeu në Madrid është planifikuar për sonte, me fillim në orën 21:00.
Real Madridi fitoi ndeshjen e parë në Lisbonë me rezultatin 1:0. bsh/
Foto: EPA