• Thursday, 26 February 2026

Flik vendos gjoba të mëdha për lojtarët e Barcelonës për vonesa

Flik vendos gjoba të mëdha për lojtarët e Barcelonës për vonesa

Barcelonë, 25 shkurt 2026 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Hans-Diter Flik, ka ndryshuar sistemin e dënimeve për lojtarët që shkelin disiplinën. Tani lojtarët i nënshtrohen gjobave për vonesa në stërvitje dhe ngjarje të ekipit, në vend të pezullimeve të ndeshjeve, siç ishte më parë.

Në emisionin spanjoll "El Hormigero", mesfushori Pedri dhe sulmuesi Feran Tores folën për ndryshimet e trajnerit.

"Pak e ndryshuam rregullën për saktësinë. Nëse vonoheni, paguani gjobë", tha Pedri.

Tores sqaroi se gjoba mund të arrijë deri në 40.000 euro. Lojtarët gjithashtu vunë në dukje se trajneri nuk ndërhyn në jetën joformale të ekipit dhe nuk përzihet në videot në "TikTok" apo në vallëzimet në dhomën e zhveshjes.

Sipas raportimeve mediatike, gjatë vitit të tij të parë në Barcelonë, Flik kishte vendosur sanksione sportive në formë pezullimesh të ndeshjeve. Për shembull, Zhil Kunde u vendos në stol për shkak të vonesës në bisedën para ndeshjes me Alavesin.

Pas 25 ndeshjesh në La Ligën spanjolle 2025/26, Barcelona ndodhet në krye të tabelës me 61 pikë. qa/

Foto: EPA