• Friday, 21 February 2025

Mbështesim gjithçka që shkon në favor të paqes dhe mbrojtjes së integritetit dhe kufijve të Ukrainës, thotë Mexhiti

Mbështesim gjithçka që shkon në favor të paqes dhe mbrojtjes së integritetit dhe kufijve të Ukrainës, thotë Mexhiti

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) - Ne si aktorë jemi vend i vogël, por e kemi dënuar qartë agresionin rus dhe mbështesim gjithçka që shkon në favor të paqes dhe mbrojtjes së integritetit dhe kufijve të Ukrainës, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i pyetur për qëndrimin e shtetit në lidhje me negociatat për zgjidhje paqësore për agresionin në Ukrainë dhe nëse është dakord që BE-ja të jetë në tavolinë, pasi bisedimet paralajmërohen vetëm mes SHBA-së dhe Rusisë.

Ai përsëriti të njëjtën përgjigje në lidhje me mendimin e disa analistëve se në rast të një ndryshimi të mundshëm të kufijve në Ukrainë, do të rritet irredentizmi në Ballkan.

"Potencoj, qartë kemi thënë se jemi kundër agresionit rus, Ukraina duhet të mbetet ashtu siç është dhe të gjithë duhet të kontribuojmë që atje së shpejti të ketë paqe dhe të mos ketë viktima, siç ka pasur deri tani", thotë Mexhiti, para fjalimit në ngjarjen përmbyllëse të projektit "Ngritja e kapaciteteve drejt zhvillimit të qëndrueshëm të kapitalit njerëzor në Maqedoninë e Veriut". rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s