• Saturday, 21 December 2024

Mali i Zi e ka shpallur 23 dhjetorin për Ditë Zie për shkak të ngjarjes tragjike në një shkollë në Zagreb

Mali i Zi e ka shpallur 23 dhjetorin për Ditë Zie për shkak të ngjarjes tragjike në një shkollë në Zagreb

Podgoricë, 21 dhjetor 2024 (MIA) - Qeveria e Malit të Zi e ka shpallur 23 dhjetorin 2024 Ditë Zie lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi dje në një shkollë në Zagreb, kumtoi kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq.

"Shprehim ngushëllime deri te familja dhe miqtë e fëmiut të vrarë dhe lutemi për rukuperim të shpejtë të të lënduarve. Mendimet tona janë me fqinjët tanë", ka shkruar Spajiq në rrjetin social X.

Në krimin e rëndë që dje e ka tronditur Kroacinë dhe rajonin, jetën e ka humbur një fëmijë shtatëvjeçar, ndërsa disa të tjerë dhe arsimtarja janë lënduar rëndë, kur një sulmues 19-vjeçar, i armatosur me thikë, hyri në një shkollë fillore në Zagreb.

Mes të lënduarve është edhe sulmuesi, i cili ka tentuar të bëjë vetëvrasje. bsh/